Ai pritej të fillonte shitjet në 2019, por fokusi i Tesla në Model 3 dhe Model Y ndikuar edhe nga pengesat e Covid19, bënë që të vonohej. Gjatë prezantimit të parë në 2017 Semi, kamioni i klasit të tetë nga Tesla dukej mjaft futuristik.
Por nuk ishte pamja ajo që na surprizon tek ky mjet kaq i shumëpritur. Më shumë se kjo na intereson performanca e tij, katër motorrë që vijnë nga Model 3 i lejojnë këtij kamioni të arrijë nga 0 në 100kmh në vetëm 5 sekonda pa rimorkio, e megjitëatë nuk i duhen më shumë se 20 sekonda që të arrijë në shpejtësi autostrade edhe me peshë mbrapa.
Pavarsisht se jo për publikun Tesla ka prodhuar disa Semi të cilët i përdor për nevojat e kompanisë, ashtu si edhe në videon e postuar në Reddit, ku duket kamioni i cili pas një kthese shkel “gazin” dhe si rrallë ndonjëherë dëgjojmë zhurmën e tij. Ose mungesën e saj. Sidoqoftë kjo është ajo çka e ardhmja do të tingëllojë.