Nuk e dimë për ju por ne këtu në Geek Room spekulimet se Samsung ka mundësi ta mbyllë linjën e Galaxy Note na trishton pafund.
Fansat e eksperiencës që një kafshë pune si Note ka dhuruar ndër gjenerata, janë të shumtë, këtë e tregojnë shifrat por edhe tributet që prodhohen. Siç është edhe rasti i Jermaine Smit, një designer 3D hollandez i cili ka prodhuar një video koncept të asaj se çfarë mund të jetë e ardhmja e linjës duke marrë parasysh interesin e Samsung për të shkuar përtej ekraneve me palosje.
Videoja i jep goxha vëmendje S Pen-it i cili përmirësohet me kalimin e gjeneratave, ama designeri e imagjinon Note e radhës edhe me një ekran me rrotullim i cili mund ta zgjerojë ekranin në gati dyfishin e vetë. Zhurmat për implementim të kësaj teknologjie nga ana e Samsung nuk kanë munguar, ama asgjë nuk është e sigurt ende.
Por të themi të drejtën diçka e tillë është krejt e mundshme, duke marrë parasysh që Oppo dhe kompani të tjera kanë filluar të prezantojnë konceptet e tyre.