Strategjia e Samsung për të larguar datat e lançimit të flagshipeve të veta sa vjen e bëhet më e ndjeshme teksa renderat për S-në më të fundit fillojnë të shtohen. Kësaj radhe kemi një pamje më të qartë se si do të duket Galaxy S21 i cili pritet të vijë këtë janar.
Imazhet e renderuara vijnë nga Kero Kim nga Korea e Jugut. Ato tregojnë gamën e gjerë të ngjyrave nga të cilat do të mund të zgjidhet këtë gjeneratë. Dhe po Samsung për fat të mirë vazhdon të guxojë.
Designi është pothuaj i njejti, me ndryshim të ishullit të kamerave i cili duket se bën një ndarje nga pjesa tjtetër e pjesës së pasme të smartphonit, në ngjyrë por ndoshta edhe në material.
Sipas raportimeve Galaxy S21 do të vijë në tre modele S21, S21 Plus dhe S21 Ultra duke respektuar emërtimin e gjeneratës së shkuar. Proçesorët që do e fuqizojnë do jenë Snapdragon 875 por edhe Exynos 2100 i vetë kompanisë.
Ai do të vijë me Android 11 që në kuti dhe me shkallë rifreskimi 120Hz.