Të përpiqesh të kuptosh çfarë ndodh në kokën e një aventurieri si Elon Musk është e pamundur. Ndaj thjesht po të listojmë sipërmarrjen e radhës të komunitetit të ngritur nga vetë ai.
Në fillim dukej thjesht si një shaka e madhe por Teslaquila është një realitet. Siç edhe emri e imponon, ajo është tequila e vetë kompanisë, vjen në një shishe krejt të veçantë, në formën e simbolit të navigatorit të Teslas i cili tregon vendet e karikimit.
Pija u lançua më 5 nëntor me një çmim fillestar prej $250.
Konsumi i pijeve alkoolike në USA ka pasur rritje, por kjo nuk do ta shpëtojë prej çmimit të lartë të kësaj shisheje e cila në fakt quhet Tesla Tequila.
Musk aplikoi për emrin Teslaquila, por këshilli rregullator i tequilës i cili ndohet në Meksikë e refuzoi kërkesën me pretendimin se ky emërtim mund të shkaktojë konfuzion në lidhje me origjinën e produktit.
Kështu pra, kompania më e fundit e Elon Musk është një pije alkoolike.