Me një shikim të profilit të Instagramit sot arrijmë të gjykojmë njërit tjetrin me një saktësi të konsiderueshme. E duket krejt logjike që në vetë të kujdesemi jo vetëm për atë çka postojmë por edhe se si e sjellim, duke krijuar gjithsecili stilin e vetë krejt unik.
Ne kemi një aplikacion për ty, plot me template, design-e dhe animacione të gatshme për opsionin më të dashur të Insta sot për sot; Stories.
Mojo është i ndërtuar rreth strukturës së Instagram ndaj edhe projektimi, përmasat dhe modifikimet bëhen fare lehtë dhe në mënyrë intuitive. Për më tepër mund të shtosh muzikën dhe të ndërtosh logon tënde.
Stilimet mund t’i marrësh të gatshme nga katalogu me qindra të tilla dhe nëse kjo nuk të mjafton, Mojo të jep mundësinë të krijosh të tuat. Kategoritë nga të cilat mund të zgjedhësh janë të shumta; Minimal, Fashion, Photography, News, Business, Cinema etj. Nga një për secilin aspekt të jetës.
Animacionet mund të përdoren për fotot por edhe për videot.
Per të mos kaluar nga njëri aplikacion në tjetrin, shpërndarjen mund ta bësh direkt nga këtu, modifikimet tuaja ruhen gjthashtu si draft për postimin e rradhës.
Mbi të gjitha, Mojo është tepër i lehtë në perdorim dhe templatet e krijuara janë shumë unike. Aplikacioni bëhet shpesh herë update dhe secili prej tyre sjell ide dhe kombinime të reja.
Për të shkarkuar Mojo kliko këtu për Android dhe këtu për iOS.