Nëse je ndër fatlumët që e kapën në kohë një konsole të gjeneratës së re, jeta bëhet edhe më e bukur me përditësimin e radhës nga Ubisoft.
Assassin’s Creed Valhalla do të luhet në 60fps në PlayStation 5 si dhe Xbox Series X/S. Përditësimi 1.0.4 do të sjellë dy modalitete një për performancë i cili do të japë maksimumin e shfaqjes deri në 60fps ndërsa tjetri do të ngrejë grafikat dhe rezolucionin duke mbajtur në shpejtësi 30fps.
Në përditësim do të përfshihen edhe ndryshime të tjera si “stabilitet i përmirësuar dhe performancë” dhe disa ndalesa shtesë përpara përballjeve me bosët.