Nuk e dimë nëse të është dashur ndonjëherë por të bësh screenshot në modalitetin incognito me Chrome në Android është e pamundur. Kjo aftësi është hequr nga aplikacioni në 2018, për arsye sigurie.
Sipas Google eksperienca incognito ka të bëjë direkt me mundësinë për të mos lënë prova për asgjë në atë lloj navigimi të fshehtë, fotografimi në këtë rast cilësohet si dëshmi. Megjithatë sipas raportimeve duket se kompania ka ndërmend t’a risjellë atë, për momentin është në fazë testimi.
Ekziston një mënyrë që tani sidoqoftë nëse të duhet domosdoshmërisht një foto ekrani nga midaliteti privat. Kjo përfshin përdorimin e Chrome Canary V89, ky është një aplikacion eksperimental i paqëndrueshëm ku Google teston gjithçka që dëshiron të shtojë më vonë tek Chrome zyrtar. Ndaj:
-Instalo Chrome Canary.
-Shkruaj sipër: Chrome://flags shtyp enter.
-Kërko “Incognito Screenshot“.
-Aktivizoje.
-Mbyll e hap browserin.