Proçesorët e rinj të Apple u mirëpritën nga të gjithë ama si çdo gjë e re do të ketë edhe ajo hisen e vetë të problemeve.
Siç raportohet nga përdorues të ndryshëm laptopët e rinj me çipin M1 janë duke hasur probleme me lidhjen me bluetooth. Një funksion shumë i rëndësishëm për aparatet e Apple pasi pjesa më e madhe e aksesorëve lidhet nëpërmjet saj. Problemi duket se prek në veçanti aksesorët jo Apple dhe tek laptopët Macbook Air, Macbook Pro 13” dhe Mac mini.
Tastierat, mouset, dhe kufjet e kompanive të tjera nuk lidhen fare ndërsa ka edhe raste që produkte Apple nuk funksionojnë. Ka pasur raste ku edhe me zëvendësimi nga Apple të pjesëve hardware-ike nuk ka dhënë rezultat. Ç’është më e keqja në këtë fazë ende askush nuk e di nëse është problem në sistem operativ apo aparati vetë.
Nëse sapo ke marrë një Mac me çip M1 dhe ke probleme me bluetooth, nuk je i vetmi.