Android 11 vazhdon të mungojë tek aparatet Galaxy por sidoqoftë ndërfaqja beta One UI 3.0 na e ka dhënë një ide se si do të duket ai.
Meqenëse beta për Galaxy Note 20 ka përfunduar në Korenë e Jugut ndoshta do t’a shohim së shpejti të përfunduar. Mbyllja e fushatës beta dëshmon se faza e testeve ka mbaruar ndaj përditësimi i radhës me shumë mundësi nuk do të jetë paketë sigurie, por një ndërfaqje e re.
Menjëherë pas kësaj Samsung ka hapur një program beta për One UI 3.0 për serinë Galaxy S10. Për t’u bërë pjesë duhet të futesh tek aplikacioni Samsung Membership dhe kush jeton në UK, Indi apo Kornë e Jugut do të shohë një shirit të veçantë. Asgjë nuk është definitive ndaj lista e vendeve mund të zgjerohet nga dita në ditë.