Krishtlindjet vijnë më shpejtë këtë vit. Kështu ka vendosur Nikon i cili sjell kurset e tij të fotografisë falas deri në 31 dhjetor.
Kurset e Nikon normalisht kushtojnë nga $15 deri në $50, temat shpjegohen nga profesionistë dhe ofrojnë edhe mësime të thelluara për proçesin e fotografimit.
Edhe pse quhet Nikon School Online nuk është e thënë të kesh me doemos një aparat Nikon, pjesa më e madhe e tyre fokusohet në përmirësimin e aftësive personale.
Ky promocion u ofrua edhe gjatë prillit dhe majit (nëse ke parasysh gjatë asaj periudhe të pandemisë kur u solidarizuan të gjithë).
Klasat online mund t’i shohësh që tani tek faqja zyrtare. Gjithçka duhet është emri dhe adresa e emailit, një regjistrim që mer vetëm 2 minuta kohë.