Pashaportën, biletën dhe vaksinën. Kjo është lista e re e dokumentacionit që do të duhet për të udhëtuar me avion.
Kështu do të ndodhë me kompaninë e fluturimit australiane, për këtë garanton shefi i Qantas, Alan Joyce.
“Ne do t’u kërkojmë pasagjerëve të bëjnë një vaksinë përpara se të hipin në avion.”
Krejt e pritshme në një kohë kur të gjithë përpiqen të kthehen në gjendjen e mëparshme sa më shpejtë.
Për ata të cilët e refuzojnë vaksinën dhe fare thjesht do të përdorin linja të tjera, Joyce shprehet se kjo praktikë do të fillojë të aplikohet gjerësisht edhe nga kompanitë e tjera. E kjo vjen nga praktikat e një shteti me 25 milion banorë dhe aktualisht me vetëm 15 raste të reja në ditë. Qantas ndoshta nuk është e vetmja linjë fluturimi në botë, por padyshim diçka di.
Nuk është çudi që pas pistoletave për të matur temperaturën, të na drejtojnë edhe gjilpërën në 2020.