$156,000 u shit!
Po, zyrtarisht loja më e shtrenjtë ndonjëherë, një kopje e vulosur e Super Mario Bros. 3 nga viti 1990. Beti më i ulët filloi në $62,500.
Por nuk ishte vetëm vjetërsia ajo që ndikoi në shifrën rekord, kutia me shkrimin “Bros” në anën e majtë frontale e bën atë të jetë nga kopjet më të para të serisë, pasi seritë e tjera e pozicionuan më në qendër.
Kjo dhe fakti që cilësia e ruajtjes së objektit arriti një vlerësim Wata 9.2 A+, një rankim që vlerëson gjendjen e kutisë por edhe të vulës mbyllëse origjinale.
Nëse po e pyesje veten cila lojë mbante rekordin e thyer; Super Mario Bros, gjenerata e parë e cila u shit për $114,000 këtë korrik.
Ndër të tjera një kopje e Pokemon Red sapo u bë loja Pokemon më e shtrenjtë ndonjëherë me $84,000 ankandin e të premtes.
Mirë me fansat, Nintendo!