Aktualisht njeriu i tretë më i pasur në botë, Elon Musk ka investuar biliona dollarë në ëndrrën e tij për të kolonizuar planetin Mars. Kompania e tij SpaceX është shembulli më i mirë i suksesit, pionere në fushë por tregues konkret i nivelit të besimit që Musk ka në këtë ide.
Gjatë një shkëmbimi komentesh në Twitter, sipërmarrësi ka ndarë idetë e tij se si do të fillojë ky proçes; “Jeta do të jetë në kupola xhami fillimisht. Me kalimin e kohës, planetin do ta shndërrojmë në habitat për të mundësuar jetën, si Toka.”
Life in glass domes at first. Eventually, terraformed to support life, like Earth.
— Elon Musk (@elonmusk) November 18, 2020
Ai është i qartë se proçesi i transformimit të planetit është shumë i gjatë për jetëgjatësinë tonë, por të paktën stabilizimi i një stacioni aty është fitore e madhe. E mbi të gjitha duhet me patjetër të krijohen mundësitë që stacioni të jetë i aftë të funksionojë edhe me resurset e veta pa nevojën e planetit tokë.
Si kohë reference ai ka përdorur Luftën e Tretë Botërore, jo se e parashikon një të tillë por është me rëndësi që një qytet në Mars të ketë një afat, si prioritet i planetit Tokë.
Muajin e shkuar SpaceX foli gjithashtu për qeverisjen e Marsit, i cili duhet të jetë një planet i lirë. Ku juridiksioni i asnjë qeverie të mos ketë efekt aty. është e nevojshme që të krijohet një legjistlacion i ri, duke pasur parasysh rregulla për natyrën kolonizatore, funksionin e tranzitit nga njëri planet në tjetin etj.
Musk pranon se jetesa në një stacion në Mars do të jetë e rrezikshme; “Ka shanse të mëdha për të vdekur, do të jetë e vështirë për të shkuar aty, por do të jetë e lavdishme nëse ia dalim.”