Të gjitha trendet e strumentet klasike të internetit evolojnë. Kohët kur luanim lojra Flash në browser janë të largëta tashmë, cloud gaming ka zëvendësuar gjithçka.
Por ekziston një databazë e cila ka për qëllim të ruajë sa të mundet nga sendet më ikonike të rrjetit; e mirë respektuara Internet Archive.
Duket se arkiva ka vendosur të përdorë një emulator për të luajtur të gjitha materialet më ikonike Flash në browser pa patur nevojë për shtojca apo asgjë tjetër. Nuk është alternativa më perfekte por animacionet luhen krejt mirë.
Rënia e Flash filloi kur Adobe vendosi ta blejë të nga Macromedia në 2005. Problemet e sigurisë dhe përshtatjes u rritën aq sa në 2010 Steve Jobs dërgoi një letër publike për këto shqetësime. Një vit më vonë Adobe deklaroi se do të ndalte zhvillimin për mobile e në 2017 lajmëroi mbylljen në 2020.
Por për këdo që ka nostalgji për animacionet e vjetra e lojrat e thjeshta mund të shkojë tek Internet Archives që tani.