Ku s’ke pulën do hash sorrën, thotë populli shqiptar. Këtë parim ka aplikuar një zhvillues lojrash i cili si pjesa më e madhe e botës nuk mundi të vinte duart mbi konsolen më të fundit të Sony.
Dalja e PlayStation 5 u shoqërua me një shpejtësi shitje të jashtëzakonshme, çka bëri që shumë ri-shitës ta rrisin çmimin e tij në stratosferë deri në mijra dollarë.
Por në vend që të harxhonte një mal me para Alex Grade ka krijuar një stimulues të PS5, bashkë me hapjen e kutisë, kabllazhin e deri tek ndezja e ekranit. Një pjesë e madhe e atyre që e duan me sesbën të jenë të parët në blerjen e tij, e duan atë pikërisht për eksperiencën e hapjes, ndaj edhe videot unboxing janë kaq të famshme.
Të gjitha këto përfshihen në krijimin digjital të Grade. “Unë nuk mund ta përballoj atë tani herët, por e dua shumë një PS5, ndaj krijova një lojë ku ta kem të gjithin për vete.” – u shpreh ai.
Për t’a shkarkuar këtë eksperiencë drejtohu këtu.