Të kesh një Android ka padyshim benefitet e veta, një prej tyre është edhe diversiteti i kompanive nga mund të zgjedhësh. Por kjo zgjedhje ndikon më pas në mënyrë direkte tek shpejtësia e marrjes së përditësimeve për sistemin operativ.
Samsung është ndër ato kompani që i marrin relativisht shpejt nrdyshimet, por me Android 11 është duke u vonuar goxha. Ndoshta mund të jemi me fat pasi një listë me aparatet Samsung që do të marrin sistemin e ri së bashku me One UI 3.0 është bërë leak.
Lista përfshin në total 90 aparate me seri të ndryshme nga flagshipet Note, Galaxy S dhe Fold por edhe një sërë mid-rangers.
Nuk kemi ende një datë të saktë për lançimin e tij, por versioni beta buklik është i disponueshëm që tani për USA dhe Korenë e Jugut. Ndaj edhe pritet që të bëhet globale brenda nëntorit.
Ndërkohë nëse je kurioz të dish çfarë do të sjellë One UI 3.0, ne e kemi një listë për ty.