Pjesë e shumë episodeve problematike, llogaria @realDonaldTrump në Twitter do të humbë imunitetin që gëzon prej pozicionit i cili do të skadojë në 20 janar 2021.
Rregulli i pashkruar u zyrtarizua në 2019. Politka e brendshme e kompanisë sugjeron se ndjekësit duhet të marrin një figurë transparente dhe brenda kontekstit kur vjen puna tek liderat e vendit. Ndaj edhe shumë postime të cilat në rastin e përdoruesit të thjeshtë do të ishin hequr, qëndruan në platformë pavarsisht polemnikave.
Gjatë presidencës së tij Trump u vu shpesh në qendër të vëmendjes për postime të tijat që shpërndanin keq informim, provokim dhune e të tjera shkelje etike.
Postimet e një lideri mund të bllokohen sidoqoftë nëse promovojnë terrorizëm, kërcënime, ndarje të informacioneve intime etj.
Me marrjen e detyrës nga Joe Biden, profili i Donald Trump do i nënshtrohet rregullave të përdoruesve normal, me heqje postimesh e deri në bllokim adrese.