Navigimi më i sigurt në rrjet do të vijë me një kosto të pashmangshme.
Pjesa më e madhe e faqeve të web-it përdorin tashmë protokollin HTTPS për të kaluar informacion në mënyrë të sigurt e imponuar goxha nga Google.
Por nëse disa çertifikata specifike nuk janë instaluar, shumë faqe do të kenë probleme ose nuk do të hapen fare në disa Android të vjetër.
Let’s Encrypt është ndër entet kryesore të çertifikimit në botë, e të paktën 30% të të gjithë faqeve e përdorin atë. Ajo ka firmosur akorde me IdenTrust e cila gjendet në Windows, macOS, Android dhe shumë platforma të tjera. Ky akord nuk do të ekzistojë më pas shtatorit të 2021.
Let’s Encrypt ka deklaruar se nuk do ta rinovojë më kontratën.
Në deklaratë ajo thotë se kjo do të prekë çdo Android 7.1 e më të vjetër. Zgjidhja ama nuk është fort e vështirë, mjafton të shkarkosh Firefox, do të mungojnë komoditetet e Chrome por më mirë se asgjë.