Të punosh me smartphone dhe PC njëkohësisht sa vjen e bëhet më e lehtë, sidomos me përditësimin më të fundit të Windows 10.
Microsoft Your Phone është një funksion i cili lejon që një sërë aplilacionesh në smartphonin tënd Android, t’i kontrollosh menjëherë nga kompiuteri personal.
Fatkeqësisht për pjesën tjetër të botës, duket se Microsoft ka bërë një marrveshje ekskluzive me Samsung pasi vetëm smatrphonët e kompanisë Koreane janë në listë. Një listë e cila edhe ajo në vetvete ka lënë jashtë cdo aparat që ka sistem më të vjetër se Android 9 dhe është më i vjetër se gjenerata e Galaxy S9.
Praktikisht nëse smartphoni yt ka opsionin Link to Windows je në rregull.
Përditësimi i plotë do të bëhet në vijim pasi ende është në fazë testimi.