Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
    13 Dhjetor, 2025
    Droni i ri i DJI mund të transportojë pesha deri në 100 kg si dhe të ngjisë male 6,000 të lartë
    13 Dhjetor, 2025
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
    13 Dhjetor, 2025
    Disney do të lejojë përdorimin e karaktereve të saj nga Sora pas investimit prej $1 miliard në OpenAI
    13 Dhjetor, 2025
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: SmartThings Find, tani gjen më shpejt dhe lehtë pajisjet tuaja Galaxy
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > SmartThings Find, tani gjen më shpejt dhe lehtë pajisjet tuaja Galaxy
Tech

SmartThings Find, tani gjen më shpejt dhe lehtë pajisjet tuaja Galaxy

Last updated: 4 Nëntor, 2020 5:58 pm
Ndaj
7 Min lexim

Samsung Electronics shpalli sot lançimin e SmartThings Find, një shërbim të ri¹ që ju ndihmon të lokalizoni shpejt dhe me lehtësi pajisjet Galaxy.² Pasi 6 milion³ përdorues në të gjithë Korenë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A.-të u regjistruan për akses të hershëm të shërbimit, SmartThings Find është gati për një lançim global në pajisjet me sistem Android 8 ose më të ri. SmartThings Find përdor Teknologjitë Bluetooth me Energji të Ulët (BLE)⁴ dhe me brez ultra të gjerë (UWB)⁵ për të ndihmuar njerëzit të gjejnë telefonat inteligjentë Galaxy, tabletët, orët inteligjente dhe kufjet.

“Duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit BLE dhe UWB, SmartThings Find do ta bëjë jetën tuaj më pak stresuese kur bëhet fjalë për kërkimin e pajisjeve të humbura Galaxy,” tha Jaeyeon Jung, Zv. President dhe Kreu i Ekipit SmartThings, në Departamentin e Telekomunikacionit në Samsung Electronics. “Me avantazhin e shtuar të përdorimit të AR⁶ së bashku me hartat dhe tingujt për t’ju drejtuar përsëri tek pajisjet tuaja, SmartThings Find është një zgjidhje e thjeshtë vizuale që do t’ju ndihmojë të lokalizoni lehtësisht pajisjet tuaja të preferuara. Ky është vetëm një shembull i përvojave të reja domethënëse që teknologjia UWB do t’u sjellë njerëzve në të gjithë botën në pajisjet e tyre”.

 

Gjeni me Lehtësi më Shumë nga Pajisjet Tuaja

Pas përfundimit të një procesi të shpejtë regjistrimi, përdoruesit e SmartThings mund të gjejnë lehtësisht pajisjet e tyre Galaxy — nga telefonat inteligjentë, tabletët dhe orët inteligjente, deri tek secila prej kufjeve individuale. Nëse ju bie Galaxy Note20 Ultra prapa divanit, apo nuk mund të kujtoni se ku i keni fshehur kufjet Galaxy Buds Live, ose nëse keni lënë orën tuaj Galaxy Watch3 në një vend aq të sigurt sa nuk mund ta gjeni më, shërbimi SmartThings Find do t’ju ndihmojë të mbani më të sigurta pajisjet tuaja Galaxy përmes aplikacionit të lehtë për t’u përdorur, SmartThings.

SmartThings-Find_dl6_UX.jpgJashtë Linje nuk do të Thotë “Jashtë Rrjetit”

Me shërbimin SmartThings Find, ju mund ta lokalizoni lehtësisht pajisjen që ju mungon edhe nëse është jashtë linje. ⁷ Kjo për shkak se përdoruesit e SmartThings tani mund të zgjedhin të përdorin në mënyrë të sigurt smartphone ose tabletin e tyre Galaxy për të ndihmuar të tjerët të lokalizojnë pajisjet e tyre të humbura. Kur një pajisje është jashtë linje për 30 minuta, ajo prodhon një sinjal BLE që mund të njihet nga pajisjet e tjera. Nëse e raportoni pajisjen tuaj si të humbur përmes SmartThings Find, çdo smartphone ose tabletë Galaxy afër që po ndihmon në gjetjen e pajisjes së humbur mund njoftojë serverin e Samsung për vendndodhjen e tij, i cili nga ana tjetër do t’ju njoftojë. Të gjithë të dhënat e përdoruesve të SmartThings Find janë të koduara dhe të mbrojtura në mënyrë të sigurt, duke siguruar që vendndodhja e pajisjes të mos zbulohet nga askush përveç pronarit të tij.

 

Gjeni Galaxy-në Tuaj më Shpejt me Udhëzime më të Hollësishme

Lokalizimi i pajisjes suaj të humbur është më i lehtë se kurrë me udhëzimet e integruara të hartës dhe aftësinë për t’i “rënë ziles” së pajisjes së humbur, për ta gjetur atë më shpejt. Kur humbisni një pajisje, thjesht mund të hapni SmartThings Find në telefonin tuaj inteligjent ose tablet dhe zgjidhni pajisjen që dëshironi të lokalizoni. Telefoni juaj do t’ju tregojë vendndodhjen e saktë të pajisjes tuaj në një hartë. Kur të jeni afër pajisjes suaj, mund të zgjidhni që pajisja juaj të “bjerë” ose ta lokalizoni atë duke përdorur funksionin “Kërko Pranë” të bazuar në AR ⁶, i cili shfaq grafikë me ngjyra që rriten në intensitet kur jeni duke iu afruar pajisjes tuaj.

 

Disponueshmëria

Duke filluar nga sot, një azhornim i ri i softuerit për aplikacionin SmartThings do të lëshohet për smartphone-t Galaxy dhe tabletat që përdorin Android 8 ose më të rinj, në të gjithë botën¹. Pas kësaj, përdoruesit mund të kenë qasje në shërbimin SmartThings Find duke prekur banerin në fund të ekranit në Aplikacionin SmartThings. Përveç kësaj, nga fillimi i vitit të ardhshëm, Samsung do t’i zgjerojë më tej këto aftësi në gjurmimin e etiketave, të cilat do të ndihmojnë përdoruesit të lokalizojnë artikujt e tyre të preferuar, jo vetëm për pajisjet Galaxy, por edhe për të tjerët gjithashtu.

“Ne jemi të emocionuar që gjithashtu po punojmë ngushtë me kompanitë lider në hapësirën e gjetjeve të artikujve, që ta shtrijmë më gjerë këtë përvojë dhe t’ju mundësojmë të gjeni më shumë nga gjërat që ju interesojnë më shumë,” tha Jaeyeon Jung, “Shpresojmë të ndajmë më shumë informacion së shpejti.”

Për më shumë informacion në lidhje me aplikacionin SmartThings dhe shërbimin SmartThings Find, ju lutemi vizitoni linkun.

 

 

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

¹ Disponueshmëria mund të ndryshojë nga tregu dhe transportuesi.

² Disponohen në telefonat inteligjentë dhe tabletët Galaxy me Android 8 ose më vonë, pajisjet Galaxy Watch me sistemin Tizen 5.5 ose më vonë dhe Galaxy Buds + dhe Galaxy Buds Live.

³ Nga 28 tetor 2020, numri i përdoruesve të regjistruar tejkaloi 6 milion, që është rezultat i një programi dy mujor i aksesit të hershëm në Kore, Mbretërinë e Bashkuar dhe Sh.B.A.-të.

⁴ Aftësitë për gjetjen e BLE janë të disponueshme në telefonat inteligjentë dhe tabletët Galaxy, që operojnë me sistemin Android 8 ose më vonë; pajisjet Galaxy Watch që operojnë me sistemin Tizen 5.5 ose më vonë; dhe Galaxy Buds + dhe Galaxy Buds Live.

⁵ Karakteristika UWB është e disponueshme në Galaxy Note20 Ultra dhe Galaxy Z Fold2.

⁶ Disponohet vetëm në pajisjet që mbështesin UWB.

⁷ Një pajisje është “jashtë linje” kur shkëputet nga një rrjet celular, ose në rastin e aksesorëve Galaxy, nëse kanë shkëputur lidhjen nga smartphone-i juaj Galaxy.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Samsung Galaxy S21 do të prezantohet në 14 janar
Tjetra Ndërkohë që presim fituesin, shifra rekord po luhen në bastet online për presidentin e U.S.A

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
Apps
13 Dhjetor, 2025
BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
Cars
13 Dhjetor, 2025
Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
Entertainment
13 Dhjetor, 2025
AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
Tech
13 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Fondacioni Vodafone Albania mbështet zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve në veri

28 Mars, 2025
Tech

ChatGPT po sjell drejt përdoruesve formën e re të ndërveprimit “voice mode”

1 Gusht, 2024
Tech

Tim Cook tregon se AI është prioriteti i Apple

6 Gusht, 2025
Tech

Shkencëtarët zhvillojnë një bateri super të hollë që mund të përdoret në lentet e kontaktit inteligjente që karikohen nga lotët

7 Qershor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?