OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition erdhi në kohë, ashtu siç u paralajmërua. Ethet e pritjes së lojës intensifikohen me këtë smartphone kaq të veçantë.
Paneli i prapëm është rivizatuar, një katror kamere masiv, ngjyra gri dhe e verdhë mbizotëruese dhe logo të lojës gjithandej.
Konfigurimi i kamerës prapa nuk ka ndryshuar megjithse gunga prej xhami kësaj radhe është gjigande, hapësira e shtuar mbushet totalisht nga titulli i lojës së shumëpritur.
Përveç ndryshimeve jashtë, ky OnePlus do të vijë edhe me një version ndryshe të ndërfaqjes HydrogenOS, përshtatur me estetikën e lojës për të imituar edhe grafikat futuristike të Cyberpunk 2077.
Ai do të shitet për një konfigurim unik 12GB/256GB, prenotime fillojnë nga sot e dërgesat e para në 11 nëntor.