One UI 3.0 është ende në fazë beta. Publiku mundet të ketë akses në to vetëm nëse jeton në Gjermani apo USA. Për më tepër, kush e dëshiron këtë ndërfaqje të Samsung duhet patjetër të ketë edhe Android 11, pra Galaxy S20 dhe Note S20.
Megjithatë disa nga detajet e saj kanë filluar të qarkullojnë në rrjet. Burimi më i sigurt vjen nga faqja zyrtare e Samsung Malajzi e cila ndër të tjera përmend një datë lançimi brenda nëntorit.
I pari në listë është Control Panel, i cili ka inkorporuar kontrollet e multimedias të Android 11, duke ofruar akses të lehtë dhe ndërrim të shpejtë midis lexuesve të ndryshëm në smartphone.
Dynamic lock screen e ka rritur numrin e kategorive nga mund të zgjidhet, duke e çuar në 10.
Në artikull përmenden shumë aspekte të ndërfaqjes së Galaxy Z Fold 2 si Multi Active Window, Dual Preview dhe Rear Camera Selfie. Funksione të pranishme prej kohësh por mesa duket do t’i nënshtrohen ndryshimeve.
Wonderland do të të lejojë të krijosh sfonde që lëvizin dhe i përgjigjen lëvizjes së smartphonit ndërsa Pentastic do të lejojë modifikimin e komandave të S Pen Air.
E në përfundim video telefonatat full-screen do të jenë një nga risitë e One UI 3.0.
Nëse zhurmat rezultojnë të vërteta duhet të shohim pamje të para të ndërfaqjes për vetëm çështje ditësh.