Dishepujt e supermjeteve italiane nuk do të ta falnin nëse emrin e kësaj krijese do ta shqiptoje me theks amerikan, ndaj vëre theksin tek o-ja.
Bugatti Bolide është automjeti më i fuqishëm, më i lehtë, e më i shpejtë që shtëpia e Bugatti ka nxjerrë ndonjëherë.
Me helika të reja në të katërt turbot e montuar në motorrin W16 8 litërsh, ajo prodhon plot 1,850 kuaj fuqi.
Një shasi unike prej fibrash karboni e cila nuk peshon më shumë se 1,240kg, pra vetëm 0.67kg për 1 kalë fuqi.
Raport i cili i mundëson mjetit të “fluturojë” me 500 km/h, kokë më kokë me makinat Formulat 1.
Por edhe për tu parë është absolutisht një pamje e rrallë, ku çdo anë e makiës edhe pse në funksion totalisht të menaxhimit të rrymave të ajrit, ndarjes së tyre në të ftohta e të ngrohta për aerodinamikë precize, ajo është një vepër ati.
Janë ruajtur aty të gjitha tiparet dalluese të një Bugatti, nga xhepat anësorë, deri tek hunda ikonike e sidoqoftë i kanë dhënë jetë një magjie krejt të re.
Ato fenerët në formë x-i dhe katër marmitat e pacipa prapa: thjesht agresive!
.