Smartphonët e Xiaomi vazhdojnë të mbeten mjete shumë të mira me çmime vërtetë konkuruese për tregun. Edhe këtu në Shqipëri janë ndër më të preferuarit, ndër të tjerë Redmi Note 8 është një alternativë shumë e famshme. i cili më në fund do të marrë Android 10 bashkë me përditësimin e MIUI 12.
Note 8 u lançua fillimisht me një MIUI 10 të bazuar në Android 9, e më pas mori një version stabël të MIUI 11. Ndërsa shumë smartphona të tjerë kanë marrë prej kohësh Android 10, Note 8 u vonua pak në këtë drejtim.
Pritjes i vjen fundi pasi është konfirmuar një përditësim global për MIUI 12 të bazuar në Android 10.
Megjithatë duhet patur parasysh se ky nuk është versioni përfundimtar i sistemit operativ, ai vazhdon të mbetet një beta stabël i cili për tu përfituar duhet të bëhesh fillimisht pjesë e programit Mi Pilot.
Aty mund të aksesosh me llogarinë tënde Mi. Pasi sistemi të ketë marrë ndryshimet dhe reagimet e nevojshme, do të dalë zyrtarisht për gjithë botën.