Mund të duket herët të flasim për Samsung Galaxy S21 pasi tradicionalisht kompania e lançon në shkurt yllin e linjës S, por sipas raportimeve më të fundit, kësaj radhe ai mund të vijë në janar e madje edhe që në dhjetor.
E nëse data është kaq afër edhe rrjedhjet e informacioneve janë potencialisht më të mundshme. Sipas këtyre të fundit pasardhësi i S20 mundet të ketë një bateri prej 5000mAh, një kamera kryesore prej 108MP, dhe një ekran 6,8″ me shkallë rifreskimi 144Hz.
Krejt e mundshme pjesa e parë, por kjo e fundit është ajo që na emocionon më shumë, në një kohë kur smartphoni më i mirë i Apple nuk ofron më shumë se 60Hz, oferta e Samsung duket krejt e çmendur. Një shkallë rifreskimi 144Hz duket si e pamundur, por janë të shumta kompanitë që e kanë këtë teknologji që tani, kryesisht ato të dedikuara gaming. Vetëm se do ishte mirë që teknologjia e përshtatjes të kësaj shkalle, të cilën e pamë tek Galaxy Note 20, të vinte edhe këtu, pasi bateria sado e madhe të jetë do të boshatisej fare shpejtë.
Nga ana tjetër ka zëra edhe për një kamera frontale prej 40Mp e cila për fat të keq do të jetë në formën hole punch, pra nuk do të jetë nën ekran.
Shpersojmë shumë që kjo e fundit të mos jetë e vërtetë, por nëse data e lançimit do të jetë kaq afër është krejt e kuptueshme që teknologjia të mos jetët ende gati. Përndryshe edhe këtë herë priten tre modele, S21, S21 Plus dhe S21 Ultra.