Muajin që shkoi fansat e Watch Dogs morën disa pamje të para të Legion; pjesmarrja e Stormzy me karakterin e vetë në lojë por edhe disa copëza nga videoklipi me një këngë të premtuar së shpejti.
Ky së shpejti erdhi e më në fund kemi pamje të lojës në formën e një videoklipi të plotë të këngës më të re të rreperit me titull Rainfall.
Ajo nuk është video muzikore e thjeshtë me disa copëza nga loja, por një vepër e plotë e xhiruar në rrugët e Londrës distopike të Watch Dogs.
Meqë Stormzy është edhe karkter i vetë lojës, kontektsti i saj lokalizohet brenda linjës së lojës, ajo është duke u filmuar si një akt rebelimi kundër kompanisë private ushtarake Albion.
Ubisoft dhe Stormzy kanë për qëllim ta publikojnë e ta shpërndajnë këngën ndaj nuk do ishte çudi nëse ajo do të jetë e zhbllokueshme edhe në lojë vetë.