Nuk dimë kush je dhe nga vjen, por dimë me siguri që ti ke një smartphone, dhe për ta mbajtur në dorë vendos gishtin e vogël poshtë tij për më shumë suport.
Smartphone pinky (gishti i vogël) është një kiondicion i cili po postohet sa vjen e më shumë në rrjete sociale. Njerëz nga e gjithë bota po ngarkojnë foto e video të gishtit të vogël i cili sipas tyre ka marrë një hark të ndjeshëm për brenda.
Një hark i lehtë në gisht nuk do të të vrasë sigurisht, por mund të japë efekte negative në të ardhmen, thonë ekspertët.
Pareena Patel nga Lloyds Pharmacy thotë se nuk ka dëshmi klinke për këtë kondicion apo nëse ai ekziston në mjeksi. Por konfirmon se një aparat i mbajtur përditë në një pozicion fiks, mund të shkaktojë dëme.
Ndër të tjera ajo kujton se përveç gishtit të vogël, edhe pjesa tjetër e dorës mund të paraqesë probleme. Ndaj këshillohet që të jemi të ndërgjegjshëm për ta lëvizur herë pas here. Për të bërë ushtrime të lehta e mbi të gjitha për të qenë i vëmendëshëm me kohën që kalojmë me smartphone në dorë.