Videot e para unboxing të iPhone 12 kanë filluar të qarkullojnë. Është sigurisht herët, pasi dërgesat e para duhet të fillojnë këtë të premte, por paska mesa duket fatlum që kanë akses më përpara.
Video e parë u shpërnda në Twitter dhe tregon iPhone 12 Pro në ngjyrë Graphite. Në të dallohet korniza e çelikut, por edhe mbrojtësi i xhamit prej letre. Zgjedhje sigurisht për të qëndruar besnik ndaj pretendimeve ambienteliste (pa karikues) të kompanisë.
Në videon e dytë është një iPhone 12 Blu. Po ashtu edhe këtu është përdorur letra në vend të plastikës për të mbrojtur ekranin e mund të shihet gjithashtu edhe kutia tashmë më e vogël.
Siç e thamë më lartë, shumë dërgesa kanë filluar por asnjëra prej tyre nuk pritet të arrijë përpara 23 tetorit. Mediat dhe krijuesit e YouTube duhet të fillojnë brenda kësaj jave të publikojnë materialet e para.