Among Us është padyshim crush-i i momentit. Strategjia e thjeshtë, mënyra efektive për t’u angazhuar dhe shpejtësia në të luajtur e kanë shpërblyer me miliona e miliona përdorues. Sidomos këto kohët e fundit.
Element dallues i saj janë edhe grafikat elementare. Aq lehtë të përqafueshme sa edhe rrjetet sociale ia veshin çdo memeje të mundshme estetikën e Among Us.
Lojtar i thekur apo jo, secili e ka Crewmate të tij të preferuar.
E nëse edhe ti dëshiron t’i deklamosh botës që i përket këtij religjoni duhet patjetër ta vësh në sfondin e smartphonit tënd.
Ja disa alternativa: