Çfarë bën një inxhinier pasi ka krijuar një konsole gaming e cila prej do të dominojë botën për 26 vjet me radhë?
Krijon një kompani të re dedikuar robotëve që do të ndihmojnë njerzimin të luftojë pas pandemisë.
E kemi fjalën për krijuesin e PlayStation 1 Ken Kutaragi, një legjendë që sdi të ndalet e në vend që të shijojë frytet e punës ka vendosur të provojë një gjë totalisht të re.
Ascent Robotics Inc. kompania tek e cila ai është CEO, është një start up AI në Tokyo. Misioni i tyre “të krijojnë robotë të lirë, të cilët mund të lëvizin në mënyrë të sigurt dhe të bëjnë punë fizike bashkë me njerzit nëpër fabrika e magazina.” Kjo mund të ketë ndikime të drejtpërdrejta në mënyrën si një qënie njerëzore krijon ekonomi për të mbijetuar, ama kjo pandemi na bëri të rimendojmë edhe një herë mjaft aspekte të jetës tradicionale, interaksionit social dhe fizik.
Sipas Kutaragi, kjo situatë na vërtetoi se kemi nevojë sa vejn e më shumë për robotë në jetën tonë.
Ai nuk ka ndarë informacione të tjera, ndaj vështirë të dimë tani si do të duken apo çfarë do të bëjnë specifikisht këta robotë.