Ndër shumë ndërmarrjet e Jeff Bezos, njëra që ka më për zemër është edhe Blue Origin.
Ajo është tentativa e pronarit të Amazon për të shtrirë shërbimet edhe në të ashtuquajturin turizëm hapësinor.
Blue Origin performoi testin e 13 të raketës së vetë New Shepard e cila ka një kapacitet prej pak mallrash dhe deri në 6 persona. Lançimi u performua nga një platformë në West Texas dhe rezultoi i suksesshëm. Raketa dhe kapsula e saj arritën një lartësi prej 65 miljesh e më pas u ulën butësisht, raketa në platformë, kapsula me parashuta pak më tutje në shkretëtirë.
Kompania dëshiron të dërgojë turistë në udhëtime të shkurtra në atmosferë, por ende nuk ka filluar të shesë bileta apo të publikojë çmime. E nga ana tjetër ende nuk ka performuar teste me njerëz brenda.
Blue Origin po punon për prodhimin e një rakete edhe më të madhe me emrin New Glenn, e cila do të dërgojë satelitë dhe mallra në hapsirë, detyrë shumë më e rëndë se sukseset e New Shepard.
Skena e inovacionit të udhëtimit hapësinor mbizotërohet nga SpaceX, e cila vitet e fundit ka përfituar biliona nga qeveria dhe bashkëpunime të ngushta me NASA. Por edhe Blue Origin ka bërë mjaft avancime dhe misione me NASA, ajo ka nisur në fakt ekzistencën në vitin 2000, dy vjet përpara SpaceX, por filozofia e kompanisë vetë është të ecin me ritëm më të ngadaltë por solid. Sipas kompanisë ata dëshirojnë të jenë të sigurt në avancime duke mos rrezikuar me eksperimente e duke mos anashkaluar asgjë.