Epic Games ka lajmëruar Kupën Daredevil për Fortnite, e cila i jep fituesve një skin të superheroit përpara lançimit zyrtar.
Kampionati do të zhvillohet ditën e nesërme, do të luhet në skuadra treshe, sa për orën pritet një njoftim i dytë për zona të ndryshme orare.
Lojtarët do të ndeshen me njëri tjetrin në modalitetin Marvel Knockout, çka do u japë pikë nga 1 në 25 në varësi të pozicionit në renditje. Për të fituar lëkurën lojtarët do të duhet të kapin një pikëzim të caktuar.
Kupa Daredevil është i pari kampionat që i paraprin Marvel Knockout Super Series në 21 nëntor. Fituesit e kampionatit final do të marrin me vete $1 milion. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin Nexus War glider.