Nëse ke shkarkur materiale në iPhonin apo iPadin tënd, mund të jetë pak e vështirë për ti gjetur. Ama në sistemet operative të fundit Apple ka implementuar një eksplorues të dhënash. Në të mund të gjesh të gjitha materialet e ruajtura në smartphone, në formatet e ndryshme, gati për t’i organizuar sipas dëshirës.
Nëse nuk e përdorur ndonjëherë ja çfarë duhet të bësh:
Së pari gjej aplikacionin Files, nëpërmjet Search Spotlight. Që nga ekrani home, tërhiq për poshtë, dhe tek shiriti i kërkimit shkruaj Files.
Zgjidh browse në fund, dhe më pas “On My iPhone” ose “On My iPad” në varësi të aparatit. Lista “Locations” do të variojë nga aplikacionet e instaluara, por “On My Device” do të jetë gjithmonë aty.
Gjatë proçesit të shkarkimit mund ta ndryshosh destinacionin por zakonosht materialet e shkarkuara gjenden tek dosja “Downloads“.
Me ta gjetur materialin kliko mbi të për ta hapur ose mbaje shtypur për të hapur një dritare me opsione për ta lëvizur, kopjuar, fshirë etj.