Pale sa herë ndodh që të fiksohesh me një këngë që nuk ia di titullin, dhe gjëja e parë që të vjen në mendje është t’a kërkosh me tekst në YouTube. Dhe ajo platformë nuk zhgënjen, ndonjëherë i mjaftojnë ca tinguj të shkruar për ta kuptuar cilën këngë po kërkon.
Epo të kërkosh një këngë nga teksti do të vijë edhe në Spotify më në fund. Opsioni do të jetë i disponueshëm nga sot si në iOS edhe në Android.
Mjafton të fusësh fraza nga kënga e caktuar dhe rezultatet do të shfaqen me etiketën “Lyrics match”.
Sidoqoftë ky shërbim vjen vonë krahasuar me Apple Music e cila të lejon të kërkosh me vargje që në 2018.
Ky nuk është i vetmi shërbim i shtuar së fundmi në aplikacion, në bashkëpunim me Musixmatch platforma ka sjellë tekste në kohë reale për këngë në 26 tregje globale, por edhe këtu është duke kapur hapin e Apple Music, ky i fundit e ka sjellë që në lançimin e iOS 13.