Designi i produkteve Apple në përgjithësi nuk ka ndryshuar shumë ndër vite. Megjithatë ka qenë një kohë kur estetika e kompanisë karakterizohej nga format e mëdha, dhe kombinimet shumë ngjyrëshe.
Kjo vërtetohet më së miri edhe nga prototipet me të cilat kompania eksperimentonte në vitet e saja të para të suksesit. Një foto e shpërndarë në Reddit na tregon një aparat i cili ndoshta do të mund të quhej iPad i asaj kohe.
1982 Apple prototype of a tablet computer designed by Hartmut Esslinger. This was created as part of a project to unify the design language of Apple products, ultimately resulting in the “Snow White” design language used for Macintosh computers. from r/DesignPorn
Aparati në foto është i vitit 1982, ai është një produkt modular me një ekran, një tastierë dhe një drive disk mbi një tabaka.
Designi nuk është vizatuar nga vetë Apple por nga një kompani e quajtur Frog Design, dhe themeluesi i vetë Hartmut Esslinger.
Pavarsisht se ky produkt nuk u finalizua kurrë ai është ndër të parët produkte që frymëzuan linjën estetike “Snow White” të përdorur më vonë tek kompiuterët Macintosh.