Një ndër kompanitë lider të industrisë audio, Bose ka lajmëruar se do të sjellë një palë syze. Ato nuk do të jenë devijimi i kompanisë nga pajisjet e riprodhimit të audios, por për më tepër do t’a përforcojnë atë, pasi do të kenë edhe dy bokse krahët e veta.
Frames Tempo janë disenjuar specifikisht për stërvitje jashtë, Frames Tenor dhe Soprano janë për përdorim të përditshëm.
Bokset e vogla do të përdoren për të dëgjuar muzikë dhe mikrofoni do të lejojë telefonata apo edhe komunikim me asistentin virtual. 50gr bokse pritet të mos shtojnë peshë të tepërt.
Syzet do të lidhen me smartphonin nëpërmjet Bluetoothit. Një buton i fshehtë do të japë komandat, si fillo/ndalo apo hap/mbyll telefonatën me një të shtypur, dhe dy për të kaluar këngën apo refuzuar një telefonatë.
Krahu i majtë ka një zonë të ndjeshme për volumin.
Sa i përket baterisë, Bose thotë se ato do të rezistojnë 5.5 orë me një karikim të vetëm dhe do të kushtojnë £239.