Pothuajse gjithçka është ndryshe me versionin e ri të sistemit operativ të iPhonëve.
Mes shumë detajesh, edhe ai i emojive të reja ka kohë që është premtuar ndaj është koha që ti shohim në smartphonët tanë.
Kështu iOS 14.2 do të sjellë një gamë të gjerë me emojis përfshi këtu një fizarmonikë, ninja, kastor, patina, dodo, fokë, insekte të ndryshme, sharra dhe kaçavida dhe kukullat ruse mes shumë të tjerave.
Në përditësim do të shtohen edhe variacionet e gjinisë për njerëz që veshin kostum apo vello.
Duket se Apple do ta shmangë iOS 14.1 dhe do të shkojë tek 14.2 menjëherë. Vitin e shkuar emojit e reja u prezantuan në iOS 13.2 ndaj edhe po shpresojmë të ndodhë e njëjta gjë edhe këtë vit.