Rekordi Guinness i mbledhjes të 1 milion ndjekësave më shpejtë mbahet nga një personalitet i ri, por jo në moshë. E kemi fjalën për Sir David Attenborough, prezantuesi më i famshëm i emisioneve për natyrën, zëri i A Life on Our Planet në Netflix por edhe i Planet Earth legjendar.
94 vjeçarit me një karrierë prej gati 7 dekadash iu deshën vetëm 4 orë dhe 44 minuta që të mblidhte 1 milion ndjekës. Kjo shifër tashmë është katërfishuar sigurisht, postimi i tij i parë arriti në fare pak kohë mbi 1 milion e gjysem pëlqime.
Rekordi më parë mbahej nga Jennifer Aniston e cila u mund nga vetëm 32 minuta. Kur aktorja vendosi t’i bashkohej platformës në tetor 2019, milioni i parë u kap për 5 orë e 16 minuta.
“Po e bëj këtë lëvizje, dhe po eksploroj këtë mënyrë të re komunikimi për mua sepse siç e dimë, bota është në telashe” shpjegon qëllimet e tij narratori i famshëm në postimin e tij të parë. “Kontinentet po digjen. Akullnajat po shkrijnë. Brigjet koralore po vdesin. Peshqit po zhduken. Lista vazhdon.”
Prezantuesi nuk e fsheh nervozizmin për këtë aventurë të re teksa gjatë një interviste për BBC thotë se “ndjehem i privilegjuar që ata do të dëgjojnë ato çfarë një plak i vjetër si unë po thotë.”