Duke nisur nga sot Rocket League është falas për t’u luajtur, dhe si pjesë e promovimit Epic Games ka vendosur që të dhurojë $10 kredite për t’u shpenzuar në Epic Games Store nëse shkon ta shkarkosh lojën prej tyre.
Fushata do të zgjasë nga sot deri në 23 tetor dhe kuponi është i vlefshëm deri në 1 nëntor.
Lëvizja mesa duket vjen si përpjekje për të marrë lojtarë PC nga Steam në platformën e tyre. Rocket League nuk është më në Steam por kush e ka blerë që aty mundet që të vazhdojë ta luajë, dhe ai version do të vazhdojë të marrë suport dhe përditësime.
Kjo nuk është hera e parë që Epic ndërmerr të tilla fushata, çdo javë ajo jep lojra të ndryshme falas. Më e famshmja është GTA V, e cila u shkarkua kaq shumë sa crash-oi serverat e Epic.