Vazhdojnë sukseset për kompaninë Tesla, e kësaj radhe duket se është fitore edhe për botën.
Elon Musk ka prezantuar një sërë teknologjish të reja për bateritë, të cilat jo vetëm që do të përmirësojnë makinat elektrike por do t’i bëjnë edhe më të përballueshme.
Designi i ri me palosje spirale të baterive me jone litiumi do të ndryshojë mënyrën si karikohet dhe ruhet energjia në to. Duke ofruar 5 herë më shumë energji, 16% rritje në largësi, dhe 500% më shumë fuqi.
Si edhe kosto e prodhimit do të ulet me 56%.
Kjo së bashku me avancime të tjera do të lejojë sipas Musk prodhimin e një makine $25,000 brenda pak viteve.
Aktualisht Tesla ofron 3 modele në treg; S, 3, X. Të treja vijnë për çmime jo të përballueshme nga të gjithë. Një Tesla e përballushme nga më shumë shtresa sociale, do na çonte një hap më pranë ruajtjes së mjedisit dhe eleminimit të gazrave të dëmshme.