Duke filluar nga dita e nesërme Rocket League mund të luhet falas,dhe për të festuar do të ketë një sërë eventesh crossover me Fortnite.
Pjesë e kësaj do të jetë edhe një koncert në ishullin party royale, nga Dj Slushii, kënga “Luv U Need U” e të cilit është pjesë e Rocket League. Koncerti do të zhvillohet në 26 shtator 23:00.
Përveç koncertit do të ketë evente brenda të dyja lojrave nga ku lojtarët do të mund të zhbllokojnë objekte, si një battle bus funksional në Rocket League. Fushata do të zgjasë nga 26 shtatori deri në 12 tetor.
Përveç crossoverit me Rocket League, një tjetër event gjigand do të zhvillohet në Fortnite teksa grupi i famshëm i K-pop BTS do të debutojë një video të re në party royale.