Nëse ka diçka që nuk mund të vihet në dyshim tek një Huawei është fuqia teknike që smartphonët e tij sjellin. P40 është linja më premium e momentit e ofruar nga Huawei, e ndërsa versioni Pro është më i famshmi kompania ka vendosur të sjellë një version edhe më të avancuar teknikisht nën emrin P40 Pro Plus.
E veçanta e tij? Kamera.
Lentet telephoto sa vjen e bëhen më të zakonshme në smartphonët e sotëm, por asnjëri nuk krahasohet me aftësitë e P40 Pro Plus. Gunga e kamerës është më e madhe këtu pasi përveç sensorit kryesor 50MP dhe atij këndgjerë 40MP, seti i telephoto është ndryshe.
P40 Pro ka një telephoto periscope 5x zoom, P40 Pro Plus nga ana tjetër ka dy; një 3x dhe një tjetër të çmendur prej 10x.
Kjo do të thotë se ky mjet ka zoom-in më të madh në ndonjë smartphone ndonjëherë, dhe përveç aftësisë së zmadhimit, largësia më e gjatë e fokusimit do të thotë që mund të bësh foto subjekteve të afërta në mënyra që nuk do të ishin aspak të mundshme në ndonjë smartphone tjetër.
Rezultatet janë pothuajse identike me ato të një aparati DSLR.