PlayerUnknown’s Battleground mesa duket po përpiqet të marrë edhe vetë dozën e artistave të famshëm, por jo në formën e koncerteve live.
Loja e famshme ka ngacmuar me detaje herë pas here për një bashkëpunim të mundshëm me BLACKPINK.
Në postimin më të fundit konfirmohet përfshirja e yllit të K-Popit në platformë.
Nuk ka shumë detaje për këtë çështje, por besohet se Jennie, Jisoo, Rose dhe Lisa do të kenë secila nga një avatar të përdorshëm në lojë.
Postimet gjithashtu hedhin detaje mbi objekte të stilizuara pas BLACKPINK si një airdrop box, një makinë rozë dhe çekiçi tipik i bandës do të jetë një armë e përdorshme.
Katërshja e suksesshme së fundmi theu edhe rekordin e premierës më të madhe të një videoje muzikore në YouTube. Popullariteti do t’u shërbejë të dyja palëve padyshim.