Me prezantimin e çmimeve për konsolen më të fundit, Sony prezantoi qetësisht edhe çmimin e kufjeve të reja që do ta shoqërojnë atë.
Pulse 3D Wireless do të kushtojnë $99. Të dedikuara për t’u përshtatur me sistemin e ri të audios të PS5 edhe ato pritet të jenë disponibël më 12 nëntor.
Teknologjia e re Tempest 3D Audio pretendon të sjellë cilësi surround të përshtatur me veshët e personit që po dëgjon. Ajo do të kuptojë burimet e ndryshme të audios në lojë dhe do të sjellë efektin tre dimensional tek dëgjuesi.
Teknologjia e vetë konsoles thuhet se do të funksionojë me çfarëdolloj kufjeje, por për të patur rezultatet më të mira duhet të kesh Pulse 3D.
Këto kufje vijnë për një çmim goxha të përballueshëm krahasuar me Platinumin e PS4 që kushtojnë më shumë se $130.