Aston Martin në bashkëpunim me Curv Racing Simulators sjellin një stimulator për të praktikuar sportin e garave me makina ose për këdo që dëshiron të futet në biznesin e esports.
AMR-C01 u prezantua ditën e sotme, do të prodhohen vetëm 150 copë, dhe do të kushtojë £57,500. Për shqipet nga Londra i bie njesoj me një Porsche 718 Cayman S.
Curv Racing Simulators udhëhiqet nga Darren Turner, një specialist i fushës por edhe shofer garash i Aston Martin. Eksperienca e tij ka shërbyer për tu reflektuar sa më shumë estetikën e Aston Martin në këtë sim.
Për shembull, AMR-C01 ka një strukturë unike prej fibrash karboni, pozicioni i ulëses është i njejtë me sediljen e Aston Martin Valkyrie. E për më tepër vjen me “Asetto Corsa” një sim shumë i famshëm i përdorur nga shumë profesionistë për praktikë.
Të dyja kompanitë kanë lajmëruar se ky është vetëm i pari nga shumë bashkëpunime që do të vijnë.