Vitet e fundit kryesinë e shitjeve për tregun e CPU-ve të desktopit e kanë mbajtur proçesorët AMD Ryzen megjithatë 2020 duket se po i jep pak territor edhe Intel, kjo të paktën sipas një shitësi të fuqishëm gjerman.
Statistikat e Mindfactory për gushtin tregojnë se AMD kanë 84% të shitjeve, pra vazhdon të jetë goxha përpara. Edhe në ndarje fitimesh, fushë ku Intel historikisht ka qenë përpara, AMD sot mban 81% të tregut.
Në ditët përpara Ryzen 3000 kur AMD kishte 68% të tregut, fitimet ndaheshin gati gati 50 me 50. Në fillim të 2020, AMD kryesonte me 91% të njësive të shitura deri në prill duke i lënë Intel vetëm 9%. Por nga atëherë dhe pas lançimit të Comet Lake shitjet në Mindfactory arritën në 16%.
A do të thotë kjo se Comet Lake performon më mirë se Ryzen 3000?
Përgjigja ndodhet në fakt tek një situatë magazine e cila i lejon Intel të bëjë ulje të mëdha të cilat reflektohen në shifra të tilla, siç raporton edhe Mindfactory. Produktet më të shitura janë Core i7-10700K i cili ka shitur mjaft mirë ndërsa produkti më i suksesshëm është Core i9-9900K i cili po shet më mirë se 10900K i ri.