U bënë gati 16 vjet nga super makina e fundit nga Maserati. Vitet e fundit kompania i është dedikuar më shumë tregut luksoz duke çuar drejt “na ishte njëherë” edhe një tjetër kompani legjendare.
Por fiks në kohë për ta zbukuruar 2020 sjell më në fund një supercar nën emrin MC20.
Designi dhe format e jashtme janë më se elegante. Maserati ka vendosur të mos vërë një bisht sportiv apo splitera agresivë, në vend të kësaj ka vendosur të bëjë një kombinim midis aerodinamikës dhe artit, duke vënë çdo lakim e linjë në funksion të performancës.
Pjesa frontale është shumë e ulët dhe shumë e hapur, gati për të thithur gjithë ajrin e pistës. Pjesa e prapme shoqërohet nga dy stopa të stërgjatë që e komplimentojnë më së miri, e për më tepër xhami sipër motorrit mbulohet nga një kapak në formën e cfurkut ikonik të kompanisë.
Motorri i quajtur Nettuno është një v6 3.0 bi-turbo dhe prodhon 621 kuaj fuqi. Fuqia shkon në aksin e pasëm nga një transmission me 8 shpejtësi.
Ndërsa lajmi kryesor në këtë lançim është fakti se Maserati thotë se kjo makinl do ta rikthejë në botën e garave. Lajm fantastik por fatkeqësisht do të na duhet të presim ende kur dhe ku.