Realme mund të ketë pak vjet që është themeluar ama kjo nuk e pengon të jetë ambicioze teksa produkt pas produkti merr reputacion pozitiv.
Dhe po aq sypatrembur është treguar në IFA Berlin teksa ka parashtruar objektivin për t’u bërë një nga top 5 markat e smartphonëve në Europë deri nga fundi i vitit që vjen. Ky do të jetë tregu i dytë më i rëndësishëm për kompaninë pas Indisë.
Përveç smartphonëve kompania planifikon të prezantojë edhe shumë produkte AIoT (si internet of things por edhe AI.)
Ndër ta së shpejti do të shohim Realme Smart TV 55“, Realme Smart Bulb dhe Smart Cam 360°.
Për më tepër do të sjellë edhe kufje wireless me Noise Cancelling nën emrat Realme Buds Air Pro dhe Buds Wireless Pro por edhe një sërë orësh inteligjente të quajtura Realme Watch S Pro.
U konfirmua gjatë eventit edhe seria 7 e Realme e cila së bashku me V5, X7, Buds Air Pro dhe Watch S Pro do të mbërrijnë që këtë vit.
Të gjitha produkte të strategjisë së kompanisë e cila sheh në qendër smartphonët Realme të cilët do të kontrollojnë të gjitha pajisjet e tjera smart. 50 produkte AIoT do të vijnë këtë vit dhe 100 të tjerë në 2021.