Marrëveshja Kosovë – Serbi e sapo firmosur në Washington, në praninë edhe të vetë presidentit Trump, duket se ka edhe një pikë që i dedikohet luftës me Huawei-n.
Në dokumentin e firmosur që shihni më poshtë, vëmë re njërën nga pikat e cila detyron shtetet të mos bashkëpunojne me shitës të pa besueshëm të rrjetit 5G, që sipas SH.B.A është gjigandi kinez Huawei dhe ZTE.
Në këtë mënyrë Kosova dhe Serbia janë bërë, me ose pa dashje, pjesë e projektit 5G Clean Path të lançuar dhe promovuar nga sekretari i shtetit amerikan Pompeo. Deri në këto momente në Ballkan vetëm Shqiperia, e përfaqësuar nga Telekom Albania, bënte pjesë në këtë projekt.
Ndërsa Kosova nuk ka plane të afërta për ndërtimin e rrjetit 5G, ky “udhëzim” i Trump duket se godet fuqishëm Serbinë pasi atje Huawei ka prezencë të lartë në ndërtimin e rrjetit 5G.
Marreveshja ekonomike e firmosur sot në Washington hapi një rrugë të rë për bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Beogradit duke krijuar mundësi të reja kryesisht në lidhjet midis shteteve dhe sigurisht një hap më afër njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.