Eventi më i madh i teknologjisë në Europë IFA Berlin ka filluar dhe do të zgjasë deri në 5 shtator. Vizitat në terren sigurisht që nuk mund të zhvillohen, ama në stilin e 2020 prezantimet bëhen tashmë online. Ndër gjërat më me rëndësi për t’u përmendur kemi Honor dhe tre laptopët e prezantuar ditën e sotme.
Honor MagicBook 14, 15 dhe MagicBook Pro të tre të fuqizuar nga proçesorët më të fundit të AMD Ryzen 4000 7nm.
Dy të parët janë alternativa më të përballueshme. Nën veshjen prej alumini ndodhet një proçesor Ryzen 5 4500U i shoqëruar nga 8 ose 16GB RAM DDR4 dhe 256 ose 512GB SSD.
Ekranet 14″ dhe 15″ ofrojnë raport ekran/kornizë prej 84% dhe 87% respektivisht në rezolucion Full HD.
Bateria prej 56Wh karikohet nëpërmjet një porte USB-C deri në 65W. Një buton që ngrihet për të shfaqur webcamin dhe njëkohësisht për të lexuar shenjën e gishtit.
Magicbook 15 do të kushtojë €699.99 dhe do të vijë në fillim të tetorit.
Magicbook 14 do të fillojë tek €749.99 dhe pritet të vijë në 21 shtator.
Versioni më premium, nën emrin MagicBook Pro përshkruhet nga vetë kompania si një përbindësh fuqie.
Proçesori fuqizues është AMD Ryzen 5 4600H 6-core, 16GB RAM dhe 512GB SSD.
Ekran 16.1″ dhe 90% raport ekran/kornizë.
Butoni 2 në 1 për sensorin dhe kamerën është gjithashtu prezent.
Bateria prej 56Wh duhet të zgjasë 11 orë. I disponueshëm në ngjyrën Space Graycor dhe kasa alumini, nuk peshon më shumë se 1.7kg.
Do të kushtojë €899.99 dhe do të vijë në 7 shtator.
Gjithashtu në IFA, Honor prezantoi edhe:
• Honor Watch GS Pro
• Honor Watch ES
• Honor MagicWatch 2
• Honor Magic Earbuds